Në fshatin Grabanicë të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orëve të mbrëmjes, ku sipas Policisë, të përfshira kanë qenë dy vetura.
“Tre persona kanë marrë lëndime trupore ndërsa i katërti ka humbur jetën”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për KOHËN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo