Kronikë e zezë

Dyshohet për një vetëvrasje në Malishevë, konfiskohet një armë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Malishevë dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 në fshatin Shkoze, ku personi është dërguar në emergjencë, me ç’rast është konstatuar vdekja e tij.

Policia i ka thënë KOHËS se viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje me armë.