Kronikë

Policia me rroba civile kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Fushë-Kosovë

Descriptive Text

Hetuesit policorë të Fushë Kosovës, kanër arrestuar të premten në flagrancë, dy persona, të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Aksioni i hetuesve është realizuar në rrugën "Abedin Sogojeva" në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking, ku personat e dyshuar po tentonin që të merrnin katalizatorin nga një veturë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë në rroba civile ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar: M. N, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i përfshirë si i dyshuar në 35 vepra dhe F. N, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i përfshirë si i dyshuar në 19 vepra , kryesisht vjedhje të rënda, vjedhje.

Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e tretë: M. V, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati.

Hetuesit policor kanë filluar procdurat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të veprave të natyrës së njëjtë.