Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se është përfshirë në veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe sulm.
I dyshuari është A.O., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune hetimore dhe lidhet me një rast të ndodhur, më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.