Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në këtë komunë, ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj, e cila gjendet në ndalim që nga data 10 prill 2021.
Sipas njoftimit kjo për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10 Prill 2021, në banesën e saj, e pandehura V.K., si prind-nënë, i keqtrajton fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke i’u shkaktuar lëndime fizike dhe psikike, me ç’rast ka kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ nga neni 243 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijëve, njërit i jepet ndihmë mjekësore
-
Dyshohet se rrahu fëmijët e saj, arrestohet gruaja nga Ferizaj
-
Paraburgim prej një muaji për nënën që rrahu fëmijët e saj në Ferizaj
-
Nga një muaj paraburgim prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e 5-vjeçarit
-
Një muaj paraburgim për vajzën që goditi babanë me mjet të mprehtë