Kronikë

Theret me thikë një 58 vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se e bëri djali i tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:40 është raportuar për një rast lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Sipas Policisë, një person rreth moshës 58 vjeçare ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë se lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari A.B. 22 vjeçar.

Burime të KOHËS bëjnë të ditur se i dyshuari për therjen me thikë është djali i viktimës.

Ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit ndërkohë që rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rreth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari A. B.,22 vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.