Një muaj paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj personit që kishte kanosur dhe lënduar bashkëshorten dy ditë më parë.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri A.B., “ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 2 mars 2021 në Ferizaj, në shtëpinë e tyre, pas mosmarrëveshjeve paraprake, ka kanosur dhe lënduar tani të dëmtuarën bashkëshorten e tij”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara. Duke pasë parasysh këtë, janë përmbushur kushtet për paraburgim të të pandehurit.