Kronikë

Digjet vetura që transportonte para të gatshme

Një veturë e cila transporton para të gatshme është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova” pas një defekti në motor.

Sipas njoftimit nga kompania “Besa Security”, përveç dëmtimit të veturës, ekipi i cili po transportonte paratë nuk ka pësuar lëndime.

Gjithashtu është njoftuar se nuk ka as dëmtim të parave të gatshme.