Kronikë

Një tjetër therje në Prishtinë, i lënduari dërgohet në QKUK

Descriptive Text

Një person është plagosur nga një mjet i mprehtë pas një mosmarrëveshjeje në lagjen “Dardania” të Prishtinës, të martën.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, tha se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim për shkak të plagëve që ka pësuar.

Ndërkaq, po vazhdon hetimi për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi PK-ja.

Gjysmë ore më herët të së njëjtës ditë është raportuar për një tjetër therje në kryeqytet, saktësisht në Çagllavicë. I lënduari po ashtu ishte pranuar në QKUK për t’u trajtuar.