Prokuroria Themelore në ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave Lavdim Krasniqi dhe Marigona Berisha në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.
Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Siç i kanë thënë KOHËS burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Krasniqi ka pranuar një veturë me vlerë rreth 20 mijë euro, e prodhuar në vitin 2019, nga një person me të kaluar kriminale në mënyrë që të ia mbyll një lëndë në prokurori që është në procedurë e sipër.
Dyshimet sipas burimeve të afërta me hetimin janë që me pas kjo veturë e pranuar nga Krasniqi ka kaluar në pronësi te asistentja e tij Marigona Berisha e cila poashtu është e ndaluar për 48 orë.