Kronikë

Vdes një këmbësor në Podujevë, u godit nga vetura

depresioni

Një këmbësor ka vdekur në fshatin Shakovicë të Podujevës pasi është aksidentuar nga një veturë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30, ku Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se automjeti në lëvizje e ka goditur për vdekje 67-vjeçarin V.A.

“I lënduari në aksident nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”, thuhet në njoftimin policor.