Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grua e burrë sulmojnë doktorin në Istog pasi s’pranoi të ofronte ndihmën mjekësore

Një çift në Istog ka sulmuar një doktor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, pasi ai kishte refuzuar t’i ofronte ndihmë mjekësore gruas, me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka arrestuar të tre personat, ndërsa rasti është cilësuar si “mosdhënie e ndihmës mjekësore” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Të tre të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.