Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasje në Prishtinë

Një vrasje ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia.

Siç bëhet e ditur deri tani, një person ka mbetur i vdekur. Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por viktima dyshohet të jetë vrarë nga babai i tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit një person është arrestuar dhe është konfiskuar arma e përdorur në rast.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.