Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Agran Krasniqit nga Peja, i cili dyshohet për veprat blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Përmes një njoftimi, Policia ka publikuar të dhënat e 28-vjeçarit dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.