Është arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet se në një hotel e ka dhunuar një grua kosovare.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.