Një i mitur është dërguar në Stacionin policor në Prishtinë pasi dyshohet se ka lënduar një person me thikë.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:45 në afërsi të Shkollës Fillore “Ismaili Qemali”, ku Policia njofton se i mituri që ka marrë lëndime, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin policor.
Zëvendësdrejtori i shkollës, Bajram Rapqani, i ka thënë KOHËS se i lënduari nuk është nxënës i kësaj shkolle.
Bëhet e ditur se sulmuesi është në klasë të nëntë në këtë shkollë.