Një i mitur është dërguar në Stacionin policor në Prishtinë pasi dyshohet se ka lënduar një person me thikë.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:45 në afërsi të Shkollës Fillore “Ismaili Qemali”, ku Policia njofton se i mituri që ka marrë lëndime, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin policor.
Zëvendësdrejtori i shkollës, Bajram Rapqani, i ka thënë KOHËS se i lënduari nuk është nxënës i kësaj shkolle.
Bëhet e ditur se sulmuesi është në klasë të nëntë në këtë shkollë.
Artikuj të ngjashëm
-
I mituri dyshohet se theri një person, arrestohet
-
Arrestohet i mituri pasi sulmoi me mjet të mprehtë një të mitur tjetër
-
Tentim vrasje në Prishtinë, tre persona sulmojnë me thikë të miturin
-
Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, një i arrestuar
-
Bilanci i dy përleshjeve në Prishtinë e Kaçanik, katër të mitur të lënduar