Kronikë

Vdiq personi që u aksidentua të mërkurën në Prizren

depresioni

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një burrë që ishte aksidentuar të mërkurën në Prizren.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se i aksidentuari, drejtues i veturës së aksidentuar më 13 janar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur të premten në mbrëmje.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Besim Shala”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.