Një grua në Gjakovë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se një i dyshuar e kishte detyruar të përdorte substanca narkotike.
Siç bëhet e ditur nga raporti i Policisë, viktima është hospitalizuar.
“Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe një tjetër i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në njoftim.