Disa kontejnerë të mbeturinave në lagjen Dardania në Prishtinë janë përfshirë nga flakët.
Nga videot që ka siguruar KOHA, në vendin e ngjarjes shihen edhe ekipet e zjarrfikësve që mundohen të ndalin zjarrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës ku thotë se për rastin janë informuar rreth orës 20:00.
“Rreth orës 20:00 është marrë informata për një zjarr në disa kontenjerë mbeturinash në rrugën "Lekë Dukagjini" në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po ashtu kanë prezantuar aty”, thuhet në njoftimin policor.