Kronikë e zezë

I akuzuari shpreh keqardhje, familjarët e viktimës kërkojnë dënim maksimal

I akuzuari shpreh keqardhje, familjarët e viktimës kërkojnë dënim maksimal
Më 15 qershor 2018, Dardan Shabani vrau me thikë Elvedin Ibrahimin. Tani rasti po gjykohet në Ferizaj
 

Ferizaj, 11 janar - Dita e Bajramit, më 15 qershor 2018, për familjen Ibrahimi nga Ferizaj ishte shndërruar në ditë zie. Atë ditë, ata humbën djalin e tyre 26-vjeçar, Elvedinin, në vendin e tij të punës në një nga kafene të qytetit.

Elvedin Ibrahimin e kishte privuar nga jeta Dardan Shabani nga Ferizaj, duke e goditur së paku nëntë herë me thikë, në shenjë të hakmarrjes pas një konflikti të mëhershëm.