Kronikë

Po bashkëjetonte me një të mitur në Lipjan, intervenon Policia

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast “bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.

Bëhet fjalë për një të mitur e cila bashkëjetonte me një person në Lipjan.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me datën 02.12.2020 është intervistuar viktima femër kosovare e mitur si dhe i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar , viktima është dërguar në familjen e saj ,ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja.