Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Istog, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gurrakoc-Istog.

Këtë për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 17:15 dhe janë përfshirë dy vetura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, por sipas ekipit mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.