Kronikë e zezë

Pacienti hidhet nga lartësia në spitalin 'Shefqet Ndroqi' të Tiranës dhe vdes, rasti i 5-të brenda pak muajsh

Pacienti hidhet nga lartësia në spitalin 'Shefqet Ndroqi' të Tiranës dhe vdes, rasti i 5-të brenda pak muajsh
 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Një tjetër pacient në spitalin "Shefqet Ndroqi" është hedhur nga lartësia e godinës e për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me iniciale L.S. Ky është rasti i 5-të i vetëflijimit nga spitalet COVID brenda pak muajsh.

Një 60-vjeçar me iniciale L.S. është hedhur nga lartësia e spitalit e për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30.