Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës pasi që dyshohen se janë përleshur fizikisht.
Rastin për KOHËN e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thonë se përleshja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:50. Të arrestuarit janë K.R, B.M, M.P, A.P, F.P dhe Q.P, shtetas të Kosovës dhe persona të moshave të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore kanë pësuar disa prej tyre”, thuhet në njoftimin policor.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.