Njësiti “Fast” i Policisë së Kosovës ka arrestuar tre shtetas të huaj të kërkuar për një rast në një shtet tjetër.
Arrestimi është bërë duke u bazuar në vetëm pamjen e tyre, pasi nuk posedonin dokumente personale, ndërsa për tre shtetasit ishte pranuar informatë nga INTERPOL.
“Policia e Kosovës, Njësiti FAST Kosova, sot më 27.11.2020, në ora 11:00, në Prishtinë, ka arrestuar tre shtetas të huaj. Arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër. Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale, Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore dhe ndërkombëtare ketë rast dhe do të merren hapat e më tejmë bazuar në procedura ligjore”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga PK-ja për KOHËN.
Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për një vrasje e cila ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë.
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Kërkohej nga Danimarka për vrasje, arrestohet në Prishtinë
-
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoni të Veriut një i kërkuar për vrasje