Një 17 vjeçar është therur me thikë në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KOHË-n se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.