Kronikë

Vjedhje në Fushë Kosovë, policia dyshon në dy persona

Dy persona dyshohet se kanë kryer një vjedhje në komunën e Fushë Kosovës. Rasti ka ndodhur të hënën ërreth orës 09:00, në rrugën “Nena Terezë”, ndërsa Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se dyshohet që është vjedhur një shumë parash.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë policia.

Policia në bashkëpunim me prokurorin janë duke bërë identifikimin e të dyshuarëve, veturën me të cilën janë larguar dhe vendndodhjen e tyre.