Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për palestinezin që i vuri zjarrin xhamisë në Magure

Është arrestuar një i dyshuar, palestinez, lidhur me vënien e zjarrit xhamisë së vjetër në Magure të Lipjanit.

KOHA kishte raportuar më 21 tetor se dyshohej se zjarri ishte vënë nga azilantë që banonin aty.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

“Pas hetimeve të zhvilluara më 23.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull palestinez. I njëjti është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. I njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raport.