Një 19-vjeçar është therur për vdekje në Gjilan, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.
“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën 'Gjon Sereqi' në Gjilan, është një person i lënduar, dyshohet me mjete të mprehtë. Patrullat policore iu kanë përgjigjur informatës, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001)”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje ai bërë të ditur se viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale.
“Rreth orës 01:55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.