Një kosovar 20-vjeçar në Frankfurt të Gjermanisë është dënuar me 56 muaj burgim për sulm me thikë, ndërsa vëllai i tij 18-vjeçar është dënuar me nëntë muaj burgim me kusht, shkruan agjencia DPA. Gjykata e Landit të Frankfurtit ka marrë vendimin të hënën.
Për arsye të pashpjegueshme erdhi te një zënkë mes dy vëllezërve dhe viktimës së tyre 27-vjeçare në maj të vitit të kaluar në Konstabler]ache. Ndonëse viktima ishte dorëzuar, 20-vjeçari me prejardhje nga Kosova nxorri një thikë dhe e theri tetë herë atë në pjesën e sipërme të trupit. Viktima u desh të kalonte dhjetë ditë në spital. Po ashtu 20-vjeçari kishte qenë i akuzuar edhe për shkelje tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVëllait të 20-vjeçarit i është dhënë dënim me kusht, pasi nuk ka mundur të dëshmohet se dinte për thikën.
Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.