Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak për 12 të dyshuar për tregti me armë

Arrest shtëpiak për 12 të dyshuar për tregti me armë

Është caktuar masa e arrestit shtëpiak ndaj 12 të pandehurve të dyshuar për veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve dhe materieve plasëse, si dhe për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur përmes një komunikate se kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit nuk ishte e bazuar dhe ndaj B.M., S.R., I.R., B.U., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., A.S., dhe B.H. ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.