Policia e Kosovës në vazhdën e implementimit të planit operativ “Parandalimi i kultivimit të narkotikëve dhe kontrabandës” ka bërë identifikimin dhe shkatërrimin e disa bimëve narkotike.
Sipas njoftimit nga Policia, më datë 25.09.2020 në rajonin e Koshares, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ, në orët e para të mëngjesit ka zbuluar edhe një plantacion me të mbjella në sasi prej 212 bimë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, me gjatësi nga 1 deri në 3 metra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të policisë si dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
“Pas marrjes së mostrave, me urdhër të prokurorit kompetent të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.