Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi Gjakovë, më 13.10.2019, kanë pranuar informacione se në rajonin e Koshares dyshohet se ka të mbjella bimë narkotike.
Policia ka patrulluar atë zonë dhe ka arritur të gjejë pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike.
“Policia kufitare ka njoftuar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje. Në atë rajon janë gjetur 4050 (katër mijë e pesëdhjetë) bimë, gjatësia e të cilave ishte nga një metër deri në tri metra e gjysmë. Policia ka shkulur dhe ka shkatërruar (djegur) bimët e gjetura në atë lokacion”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Për rastin është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë dhe është iniciuar rasti ‘kultivim i bimëve narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’.
{gallery}
-
Policia e Kosovës shkatërron një plantacion me 20 mijë bimë narkotike
-
Vazhdon shkatërrimi i plantacionit të bimëve narkotike në Koshare
-
Zbulohen dhe shkatërrohen 6 plantacione me narkotikë në Koshare
-
Në Koshare asgjësohen rreth 130 bimë narkotike
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë narkotike