Policia në Britaninë e Madhe ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivim të hashashit.
Të arrestuarit Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44 vjeç dhe Erion Beqiraj 35 vjeç, janë kapur duke mbjellë lëndë narkotike në disa banesa, raportojnë mediat në gjuhën angleze, transmeton BW.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse droga e mbjellë do të shitej, do të kapte vlerën e 500 mijë paundave.
Ata kanë qenë nën vëzhgim dhe u janë gjetur 3 shtëpi, në të cilat kishin mbjellë hashash dhe dyshohet se ishin të përfshirë edhe në zona të tjera në kultivimin e bimës narkotike.
Oficerët e policisë i kanë arrestuar shqiptarët më datë 10 shtator, pas hetimeve mbi aktivitetin e tyre kriminal të dyshuar.
Gjykata gjithsesi vendosi të lirojë me kusht shqiptarët, ndërsa nuk dihet nëse do të vendoset ndaj tyre masa e dëbimit nga territori i shtetit të Britanisë së Madhe.