Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, ju njoftojnë se si rrjedhojë e aksionit të përbashkët në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, sot, në Policinë e Kosovës, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është vetdorëzuar edhe një person i dyshuar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Me vendim të prokurores së rastit, i dyshuari L.S., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në komunikatë, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje thuhet se deri më tani ka shkuar në 31 numri i personave të ndaluar si rezultat i këtij operacioni.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës, Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast.