Një person është arrestuar në Istog, për vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit nga Policia, nga lëndimet e marra një person ka kërkuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.