Gjashtë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet gjashtë veturave në fshatin Vragoli, të premten.
Për shkak të këtij aksidenti, njëri shirit i rrugës, ai i drejtimit për Pejë, është bllokuar, prej çka janë shkaktuar edhe kolona të gjata automjetesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.