Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prizren për kontrabandim me migrantë

Foto: Koha / Ilustrim

Një person është arrestuar të mërkurën në Vlashnje të Prizrenit për kontrabandim me njerëz.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kishte kontrabanduar me pesë shtetas sirian, të cilat pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.