Kronikë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Descriptive Text

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rrugës për Prizren, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

KOHA ka siguruar një foto nga vendi i ngjarjes ku shihet një veturë e dëmtuar, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar. Dëshmitarët thanë se brenda veturës ishte një familje 5-anëtarëshe. 

KOHA gjithashtu ka provuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës por ende askush nuk është përgjigjur.