Kronikë

Arrestohen dy persona në Pejë për organizim të lojërave të fatit

bixhoz

Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshime se kanë kryer veprimtari të paligjshme, duke organizuar lojëra fati. Ata po ashtu nuk kanë respektuar vendimet e lëshuar nga Qeveria.

“Njësitetet policore dhe inspektorët komunal në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar: një çelës të lokalit, 677 çipa për dedikim të lojës së bixhozit, 4 palë letra bixhozi-pokeri. Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.