Kronikë

Arrestohet në Viti një person pasi zhvillonte aktivitet ilegal të lojërave të fatit

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në Viti të dielën mbrëma, ku po zhvilloheshin lojëra fati. Nga lokali janë konfiskuar një shtëpizë, një printer dhe 25 euro para të gatshme.

Është arrestuar një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.