Një 34 vjeçare nga Kamenica dyshohet se është vrarë nga burri i saj.
Këtë e ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe prokurori po merret me rastin.
“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, ka thënë ai.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.
Sipas njoftimit vrasja dyshohet të ketë ndodhur me shufër metalike.
“I dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm - shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Edhe
80-vjeçari në Fier dyshohet se vrau gruan dhe më pas veten
Sipas njoftimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor
-
Vdiq një person në Kamenicë, ra pa ndjenja derisa po punonte
-
Shtetasi kosovar dyshohet se vrau bashkëjetuesen në Ulqin dhe më pas i vuri zjarrin shtëpisë