Kronikë

Goditet rrjeti i trafikut të heroinës Turqi-Greqi, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal greko-shqiptar, i cili transportonte heroinë nga Turqia në Pire.

Në pranga kanë rënë tre grekë, mes tyre një grua, të moshës 54, 60 dhe 37-vjeç, dhe dy shqiptarë të moshës 35 dhe 26 vjeç, transmeton Shqip raportimin.

Në rrjet janë të përfshirë edhe dy të huaj, njëri në burg dhe tjetri është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të banesava, grupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 14 kilogramë dhe 289 gramë kanabis, 27 gram kokainë,3 fidanë kanabisi, 8 peshore precize,6.840 euro cash, 2 automjete,14 telefonë celularë, pajisje vakumi dhe grilë metalike.

Grupi hetimor ka dokumentuar të paktën 550 raste të trafikut të drogës të kryera nga ky grup. Hetimet po vijojnë nga prokuroria e Pireut.