Tre persona janë arrestuar dje për rrahje ndërmjet veti në Gjilan.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në mes tyre ka ardhur deri te rrahja në mes të dyshuarve. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët janë detyruar që të kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore në Gjilan”, bën të ditur Policia.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, dy prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Një kosovar e tre serbë janë rrahur mes veti në Gjilan
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, u përleshën fizikisht me mjete të forta pune
-
Arrestohen dy persona në Gjilan të dyshuar për dhunim
-
Dy raste të dhunimit në Gjilan dhe Vushtrri, tre persona në mbajtje
-
Sulmuan brutalisht një person në Ranillug, arrestohen tre të dyshuar