1 perditesime
Kronikë e zezë

Ministri i Drejtësisë kërkon të nisin hetimet që çuan drejt vetëvrasjes të burgosurën në Lipjan

Ministri i Drejtësisë kërkon të nisin hetimet që çuan drejt vetëvrasjes të burgosurën në Lipjan
Foto: KOHA / Ilustrim
19:52

Ministri i Drejtësisë kërkon të nisin hetimet që çuan drejt vetëvrasjes të burgosurën në Lipjan

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kërkuar të nisin hetimet që çuan drejt vetëvrasjes një të burgosur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

“I shqetësuar me rastin tragjik sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku një e burgosur dyshohet se është vetëvrarë me varje. Menjëherë me Drejtorin e Përgjithshëm kemi urdhëruar hetime për shkaqet që çuan te ky akt i rëndë, ndonëse sipas personelit, e burgosura nuk kishte shfaqur asnjë shenjë paralajmëruese edhe pas trajtimit nga psikologët e Qendrës Korrektuese. Me këtë rast, kërkoj hetim të gjithanshëm e të shpejtë të rrethanave që kanë mundur të ndikojnë në gjendjen emocionale të të burgosurës, e cila ka humbur jetën. Pas raportit të hetuesisë dhe mjekësor, i cili është duke u përgatitur, do të jemi më të informuar rreth rastit", shkruan Selimi në Facebook.

Poashtu, thotë Selimi, ka kërkuar kujdes të shtuar në të gjitha Qendrat tjera Korrektuese të Kosovës.

Ndërkaq, Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se e dyshuara që kreu sot vetëvrasje në Qendrën Korrektuese në Lipjan, nuk kishte shprehur asnjëherë shqetësime gjatë kontrolleve nga stafi shëndetësor.

“Sot rreth orës 16:40, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka bërë bërë vetëvarje me jelekun e saj duke e vendosur atë në dritare të dhomës e burgosura me inicialet D.R. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Që nga momenti i pranimit e dënuara ka qen e vendosur në tretmanin e pranimit, gjegjësisht në regjimin fillestar sipas planit Operativ të SHKK-ës dhe Rekomandimeve dhe Udhëzuesve të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve. E dënuara që nga momenti i pranimit në QKFL nuk ka pasur shqetësime, është kontrolluar vazhdimisht nga stafi shëndetësor psikologëja dhe punëtorja sociale dhe asnjëherë nuk ka shpreh shqetësime.

Personi në fjalë ishte e dënuar për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

19:21

Një grua vetëvritet në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Një e paraburgosur në Qendrën Korrektuese në Lipjan dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

KMDLNJ-ja përmes një kumtese për media thotë se viktima ishte vendosur aty para një jave.

“Sipas informatave të KMDLNj dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

KOHA ka mësuar nga burimet se vetëvrasjen e kishte kryer në dhomën ku po qëndronte. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një të dënuar për narkotikë, dënim me 1 vjet e gjysmë burgim.