Një e paraburgosur në Qendrën Korrektuese në Lipjan dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
KMDLNJ-ja përmes një kumtese për media thotë se viktima ishte vendosur aty para një jave.
“Sipas informatave të KMDLNj dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.
KOHA ka mësuar nga burimet se vetëvrasjen e kishte kryer në dhomën ku po qëndronte. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një të dënuar për narkotikë, dënim me 1 vjet e gjysmë burgim.