Kronikë

Në Piranë gjendet një mjet shpërthyes

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Një person në fshatin Piranë të Prizrenit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes të hënën. Ai ka raportuar rastin, ndërsa mjeti është shpërthyer nga njësiti i deminimit i FSK-së.

“Një mashkull kosovar/shqiptar ka raportuar se në fushë kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, është njoftuar në raportin e policisë.