Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Policia

Një person është gjetur i vdekur në Prishtinë.

Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.