Pesë persona kanë marrë lëndime trupore, pas një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar
-
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, përfshihet edhe një veturë e Policisë
-
Aksident te rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, dy të lënduar
-
Gjashtë të lënduar në aksidentin në qendër të Prishtinës
-
Goditen nga vetura në Mitrovicë 4 persona, përfshirë 2 policë, ishin në vendngjarje në një aksident trafiku